Vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë, Rama: Po mendojmë mbylljen e plotë të ‘Tik tok’ dhe ‘Snapchat’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij dy ditë më parë, pasi kishte mbaruar mësimin.

Rama: Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjcar e gjithë dinamika nxjerr në pah kërcënimin permanent ku tik tok apo snap chat thithin përditë fëmijët që në moshat më të vogla. Autoriteti i prindërve apo mësuesve sfidohen orë e cast nga bota paralalele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, e deri shëndeti mendor vihen në pikëpyetje. Janë të vërteta që nuk është e vështirë të biem dakord. Garantimi I sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtjës, por pa rezultat. Jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike. Austrial e Franca po diskuton vendosjen si kusht hapjen e një llogarie on line të fëmijëve. Por tej këtyre përpjekjeve, porblemi ende I hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre. Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt efektiviteti I tyreështë I ulët ndërsa stimujt e dhunës dhe bullizmit vetëm rriten, apo të ndërmarrim një masë drastike, për mbylljen e plotë të tik tok dhe snap chat. Do e hedhim për diskutim të gjerë.

Të Fundit