Një ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit Klaudio Prendi mësohen detaje të reja.
30-vjeçari dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.
Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro.
Madje ditët e fundit Prendi kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet dhe ishte konfliktuar me grushte me disa persona të tjerë.
Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator.
Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.
Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.