Shpërthim me lëndë plasëse në një studio muzikore në Kamzë, detajet e para

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një biznes në Kamzë.

Policia tha se rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshtatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit