Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë pamjet e Vermoshit të zbardhur nga dëbora e parë për këtë sezon në veriun e vendit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri Rama i quan pamjet si “magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë” për të cilën thotë se është një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor.
“Mirëmëngjes, dhe me magjinë e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në “Facebook”.