Në 30 tetor, pak ditë më parë, transmetuam një problematikë në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, ku prej 6 muajsh nuk funksiononte pajisja e matjes së dendësisë së kockave. Këtë e provuam edhe me kameran e fshehtë, ku punonjës të Poliklinikës e pranuan, që pajisja nuk punon, por nuk dinin, se kur do të rregullohej. Madje shumë pacientë u detyruan, që t’i drejtohen privatit, duke paguar nga 40-77 mijë lekë të vjetra, në varësi të zonës së ekzaminuar.Ne takuam drejtoreshën e Poliklinikës Lidra Zikaj, e cila tha, se ishte në dijeni të problemit dhe që në maj i kishte bërë shkresë Ministrisë së linjës. Ajo premtoi, që në fillim të nëntorit pajisja do të rregullohej. E në fakt, pas transmetimit tonë, brenda 24 orësh, pajisja u rregullua dhe titullarja Lidra Zikaj fton të gjithë pacientët të shkojnë për vizita.
- +355 67 220 8888
- [email protected]