Në 24 maj 2024 Stop transmetuam rastin e Ninos, një fëmijë me aftësi të kufizuara, i braktisur nga prinderit e tij në Elbasan dhe që rrinte në shtëpinë e gjyshërve. Këta të fundit janë të moshuar dhe e kanë të pamundur të kujdesen për nipin, ndaj me ndihmën e “Stop”, Nino u sistemua në Qendrën Rezidenciale Durrës. Por pak ditë më parë Nino në telefonon dhe na thotë, se pas tre muajsh në këtë qendër, për të nisën problmet.Noni tregon, se ka patur një konflikt me Denisën, kujdestaren e tij, e cila dyshonte Nino bënte video dhe i niste në redaksinë tonë. Situata u qetësua disi me ndërhyrjen e drejtoreshës, por pas këtij episodi Denisa e lan Ninon me ujë të ftohtë, gjë që bëri, që Nino të kthehet në Elbasan te gjyshërit, duke mos dashur më të shkojë në qendrën e Durrësit.Me kameran e fshehtë, Nino shkon me gjyshin tek Qendra, duke i treguar të gjitha pretendimet, që është dhunuar e larë me ujë të ftohtë dhe se do të largohet.Edhe gazetarja bisedon me titullaren dhe kjo e fundit e pranon episodin e konfliktit, por nuk kishte dijeni për larjen me ujë te ftohtë.Pas këtij transmetimi, Shërbimi Social Shtetëror njofton, se ka pushuar nga puna kujdestaren Denisa Cikalleshi, si dhe i ka dhënë vërejtje punonjëses sociale dhe titullares.Ne rikthehemi në banesën e Ninos, kësaj rradhe me Kryebashkiakun Gledian Llatja si dhe stafin e tij. Qytetari i parë i Elbasanit i ofron Ninos 3 herë në jave fizioterapi, plus shërbim mjeksor falas me infermiere. Vec kësaj në kemi gjetur edhe një punonjëse, që të kujdeset për Ninon.Goldi, një djalë, që jeton në Londër, i ofron Ninos një pagesë për një afat të pacaktuar, riparimin e dhomës dhe banjos, karrocë elektrike dhe tablet.Po kështu Tina nga New Yorku ka ofruar 300 dollare, Floris Duraku 204 paund, 30 euro Orneli nga Gjermania, Fatjon Zhllima me cunat e Londrës 100 euro cdo muaj.
Një video e rrallë është realizuar në Kapshticë. Në të duket një djalë, që ushqen paralelisht një mace dhe një dhelpër. Dy kafshët duket e bashkëndajnë paqësisht ushqimin nga dora e “bamirësit”.
Në 17 tetor 2024, Stop transmetuam një denoncim për Postën Shqiptare, Filiali Durrës.Një pensionist, i cili e tërheq pensionin në sportel, tregoi, se në mënyrë të pakuptimtë e pa faturë, i mbahet cdo muaj 1 mijë lekë të vjetra.Me kamera ne provuam, se arkëtarja Afërdita Lara e jepte pensionin me 1 mijë lekë më pak, duke i thënë, se kështu funksionon në këtë postë. Pas pensionistit, tek arkëtarja, shkoi gazetarja e “Stop”, dhe në këtë pikë, arkëtarja shkruan në sy të gazetares “tarifë e marrë”. Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimit, Linda Manasterliu, pas shumë justifikimeve, i sugjeroi pensionistit të transferohej me e-albania në një tjetër postë, që ka edhe shërbimin në shtëpi edhe tërheqjen në sportel.
Pas transmetimit të këtij rasti, Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare na komunikoi, se për arkëtaren janë marrë masa, duke e lëvizur nga pozicioni i punës, e duke e paralajmëruar për pushim nga puna.