Sheh gazetaren e Stopit në korridor, drejtoresha e Poliklinikës mbyllet në zyrë e nuk flet

Në redaksinë tonë ka ardhur një ankesë për Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, pasi prej 6 muajsh nuk funksionon pajisja e matjes së dendësisë së kockave. Këtë e kemi provuar edhe me kameran e fshehtë, ku punonjës të Poliklinikës e pranojnë, që pajisja nuk punon, por nuk dinë a do të rregullohet dhe kur. Madje disa pacientë janë detyruar, që t’i drejtohen privatit, ku cmimet variojnë nga 40-77 mijë lekë të vjetra, në varësi të zonës, që ekzaminohet.Ne takuam drejtoreshën e Poliklinikës Lidra Zikaj, e cila thotë, se është në dijeni të problemit dhe që në maj i ka bërë shkresë Ministrisë së linjës, por ende nuk është rregulluar. Ajo premton, që në fillim të nëntorit pajisja të rregullohet.

Të Fundit