Marrëveshja ‘Rama-Meloni’ për emigrantët, kryeministrja italiane: Jam kërcënuar me jetë

Gjatë një interviste për një media vendase, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se për shkak të marrëveshjes për emigrantët me Edi Ramën, ka marrë dhe kërcënimet e para me vdekje nga trafikantët.

Giorgia Meloni zbulon një detaj shqetësues mbi klimën e tensionit të krijuar rreth marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Megjithatë, kryeministrja synon ta vazhdojë atë memorandum mirëkuptimi deri në fund. “ Do të bëj gjithçka që të funksionojë”, siguroi ajo.

“Argumentet me të cilat gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u panë nga shumë njerëz si një argument propagandistik sesa një akt gjyqësor. Argumenti i Gjermanisë naziste është efektiv në një propagandë në nivel ligjor është më i dobët ”, shpjegoi Meloni.

Dhe përsëri, duke arsyetuar për këtë temë, ajo shtoi: “Strategjia e qeverisë po funksionon sepse zbarkimet po pakësohen dhe ne po tregojmë se mund ta ndalim këtë fenomen”, shtoi kryeministrja.

Të Fundit