Ministria e Jashtme greke ka reaguar menjëherë pas incidentit të një dite më parë ku eurodeputeti, Fredi Beleri u sulmua me kos e vezë nga një protestues.
Selia e diplomacisë greke dënon ashpër këtë “sulm” dhe kërkon reagimin e autoriteteve shqiptare për të ruajtur sigurinë e anëtarëve të BE, të cilë duhet të trajtohen me respekt.
“Dënojmë sulmet ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë për të monitoruar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.
Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe lirinë e eurodeputetëve për të kryer pa pengesa detyrat e tyre.
Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të BE-së dhe duhet të trajtohen me respektin e duhur”, shkruhet në reagim.