Është zbardhur dëshmia e babait i cili goditi me biçak djalin e tij 15-vjeçar pas një sherri mes tyre.
“Me djalin u konfliktova se nu k donte të shkonte në shkollë,unë i thoja ikë se vajti ora,ai rrinte në telefon.Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte,nuk donte të shkonte në shkollë.
I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, tha Shpëtim Çuka.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas.
15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jaaht rrezikut për jetën.
Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është goditur me thikë nga babai i tij.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Vreshtas në Mlaiq. Sipas policisë babë e bir ishin duke u konfliktuar me njëri tjetrin për motive të dobëta.
15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Ndërsa babai me iniciale Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
NJOFTIMI
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.
15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.