Jemi në Tiranë me zotin Agron Çiço, rreth 70 vjec, por që ende nuk ka dalë në pension, pasi ka probleme me njohjen e viteve të punës për vitet ‘77-‘94, kohë, kur ka punuar në Minierën e Valiasit. Në vitin 2018 Agroni ka fituar gjyqin në shkallën e parë dhe prej asaj kohe, cështja është në Apel, ku nuk është zhvilluar asnjë seancë. Këto ditë është prezantuar projekt-ligji për njohjen e viteve të punës, për ata, që kanë probleme me dokumentacionin para 1 janarit ’94. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado shpjegon, se me miratimin e këtij ligji, do të anullohet procesi gjyqësor për Agronin dhe të gjithë ata, që janë në të njejtën situatë dhe do të bëhet lidhja e pensioneve.
- +355 67 220 8888
- [email protected]