Kampi i Gjadrit mund të vazhdojë të rrijë i hapur, edhe pse për Gjykatën e Romës e humb funksionin për të cilin u ngrit.
Gjasat janë që javën e ardhshme të vijnë një grup tjetër emigrantësh, dhe kjo do të konfirmohet ditën e henë, në mbledhjen e posacme që kryeministrja Xhorxhia Meloni ka kërkuar me kabinetin qeveritar.
“Dua të ecim përpara në marrëveshjen me Shqipërinë. Italianët më kërkuan të ndaloja imigracionin ilegal: Do të bëj çmos për ta kufizuar, por më vjen keq që, në një kohë kur e gjithë Evropa po shikon me interes diçka që po bën Italia, ne po mundohemi si gjithmonë të shprehim në mënyrën tone. Është një çështje që do të zgjidhet së shpejti”, u shpreh Meloni.
Kryeministrja doli kundër gjyqtarëve në Romë, e madje në retorikën e saj përdori edhe argumentin e një vendimi paraprak, pas vendimit për kthimin e emigrantëve në Itali.