Djegia e karrigeve në Kuvend, opozita shkaktoi dëm në vlerë 764 mijë lekë. Ja sa duhet të paguajë secili deputet

Opozita iu rikthye skenarit të dhunës në Kuvend më 30 shtator pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Gjithçka nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe përplasjen fizike midis disa deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Deputetët e opozitës nxorrën jashtë Kuvendit, karriget e tyre dhe i dogjën si shenjë revolte.

Më vonë, gjatë asaj dite, përmes një reagimi zyrtar, Kuvendi njoftoi se zëvendësimi i karrigeve të reja do të mbahet nga pagat e ligjvënësve demokratë.

Sot është zbuluar edhe fatura financiare e dëmeve:

Fatura, dëmet e shkaktuara në shumën 764.922 mijë lekë

Përgjegjës për dëmet deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti.

G. Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë

F. Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë

B. Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë

Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë

Deputetët afat për zhdëmtimin deri në datë 20 Nëntor

Nëse deputetët nuk zhdëmtojnë, paratë u mbahen nga rroga.

Në seancën e 30 shtatorit u dogjën dhe dëmtuan 30 karrige, tapeti ceremonial në hyrje të salles së seancave plenare dhe stema e Republikës brenda në sallën e seancave

 

 

Të Fundit