Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi parashikon se javën e ardhshme do të filloj hapja e qendrës së emigrantëve në Gjadër të Lezhë.
Javën e ardhshme pritet të vijnë në qendër personat e parë, por ministri deklaron se nuk do të ketë prerje shirit.
Qendra do të jenë në formën e qendrave të paraburgimit, por jo me tela me gjemba.
“Ne planifikojmë të fillojmë javën e ardhshme , realisht personat e parë do të çohen në qendrat në Shqipëri javën e ardhshme . Nuk do të ketë prerje shiriti.” Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi , duke folur në festën e Il Foglio .
“Qendrat janë të ngjashme me ato të vendosura në territorin kombëtar, janë për paraburgim të lehtë. Nuk ka tela me gjemba, ka asistencë. Nuk janë CPR. Çdokush mund të aplikojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe ta marrë atë brenda pak ditësh”, shtoi ministri.
Edhe pse emigrantët e parë pritet të mbërrijnë për pak ditë, në kampin e Gjadrit do të vijohet me punime, pasi ka mbetur dhe 30 për qind e volumit pa përfunduar. Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 shtator, por për shkak të vonesave në punime është shtyrë deri më sot.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar mes Kryeministrave Rama Meloni dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet.