STOP-EMISIONI 28(Sezoni 10) 9 Tetor 2024-“E ka ne kontrate te beje masterin”, universiteti le studenten pa diplome.

Një studente tregon, se ka përfunduar studimet në Universitetin privat “Kolegji universitar i biznesit” dhe megjithëse ka mbrojtur diplomën, nuk i japin kartonin. Pengesë është bërë një pagesë prej 900 eurosh. Në vitin e parë studentja, për shkak të mesatares, ka përfituar gjysmë burse, duke paguar 800 euro nga 1600 euro pagesë vjetore. Ndërkohë në vitin e dytë dhe të tretë, nuk e ka mbajtur mesataren dhe ka paguar tarifën e plotë.Ne takojmë rektorin e këtij universiteti Ylber Bezo, i cili pretendon, se në kontratën e studentes, një nga pikat, është që përfitimi me bursë apo gjysëm bursë, të detyron të vijosh studimet master në këtë shkollë.Avokati Klaudi Zholi, shprehet, se kjo është një paligjshmëri nga ana e universitetit, ndaj në këtë rast duhet të ndërhyjë Ministria e Arsimit.

Një video virale tregon një mace brenda një centrifuge lavatriceje. Por kafsha shtëpiake, duket, se po argëtohet, duke pedaluar, e duke koordinuar lëvizjet me ritmin rrotullues të centriguës.

Në këtë pjesë të programit trajtojmë denoncimin e një vajze, e cila ka përfunduar studimet 2 vjecare profesionale për edukatore cerdheje në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. E reja thotë, se ka bërë dhe praktikën në shtet, por kur ka tentuar të futet në punë, i kanë thënë, që nuk mundet me këtë shkollim.Ne shkuam në Universitetin “ Aleksander Xhuvani”, ku na thonë, se me diplomën e tyre, punësohesh.Edhe në bashkinë e Elbasanit na thonë, se kjo shkollë është e mjaftueshme për edukatore cerdheje.Në drejtorinë e përgjithshme të cerdheve dhe kopshteve në Tiranë, shpjegojnë, se me këtë formim profesional, nuk lejohet punësimi.Në institucionin qendror thonë, se për të hyrë në punë edukatore, duhet arsim 3 vjecar. Sipas zyrtarëve të kësaj strukture, në këtë rast ka një problematikë, që duhet zgjidhur.

Të Fundit