Në 20 shkurt të këtij viti treguam, sesi familja Saliko nga Ksamili, e përbërë nga prindërit dhe 4 vajza, i jep pronën e saj me qira, 90 m2 truall, për 10 vjet një polici nga Saranda. Kontrata u lidh në vitin 2020 në emrin e bashkëshortes së policit Mirela Hasangegaj. Në kontratë thuhej, se qiramarrësi nuk mund ta jepte këtë pronë me nënqira te persona të tretë.Familja tha, se do e shfrytëzonte pronën për sezonin veror, ndaj dhe investoi për një ndërtim me konstruksion të lehtë për një restorat, bar-kafe.Por pas rreth një viti familja Saliko, pa, se në pronën e tyre nuk po punonte më Mirela.Në një regjistrim të vitit 2023 familja Saliko konstatoi, se Mirela ia kishte dhënë me qira pronën e tyre shtetasit Mariglen Saka, i cili kishte edhe një bar-kafe në Sarandë dhe punonte me atë nipt.Për shkak, se bashkëshorti i Mirelës është polic, ai, përmes njohjeve të veta, filloi presionin ndaj familjes Saliko.Salikot u përballën me denoncime të njëpasnjëshme, vetëm se kërkonin zbatimin e kontratës, që kishin nënshkruar. I rikthehemi këtij rasti, pasi së fundi nënkontraktori Mariglen Saka ka shkuar sërish te prona e Salikove dhe ka nisur sërish konfliktin, duke dhunaur e tërhequr zvarrë vajzën e famijes.Ngjarja u denoncua në polici, por ndikimi i punonjësit të policisë bëri, që denoncuesja të mbahej në paraburgim për presion me pretekstin, se di t’i merrej denoncimi. Nga ana tjetër dhunuesi Mariglen Saka nuk është proceduar, por është lënë i lirë.
Ne kontaktuam edhe me qirramarrësen Mirela Hasanbegaj, e cila pranoi shkeljen e kontratës, por tha, se këtë cështje duhet ta zgjidhë gjykata.