FOTO: Sheiku blen një ishull që gruaja të bëjë plazh me bikini

Një grua që jeton në Dubai thotë se bashkëshortii saj i pasur i ka blerë një ishull privat për 50 milionë dollarë, pasi vetëm kështu mund të dalë me rroba banje në plazh.

Soudi Al Nadak, e njohur në rrjetin TikTok si ‘soudiofarabia’ është me origjinë nga Britania dhe poston shpesh detaje të jetës me biznesmenin Jamal Al Nadak.

26-vjeçarja ka shpërndarë një seri videosh për 336,000 ndjekësit, të cilëve u tha së fundmi se Jamal i kishte blerë “një ishull në Azi”.

Ajo shkruante: “Doja të dilja me bikini kështu që burri milioner më bleu një ishull privat”.

Ajo shtonte më tej për rrjetin indian, Hindustan Times: “Ishte në fakt diçka që po e kërkonim prej kohësh si një investim, nga ana tjetër burri donte që të isha e sigurt kur dilja në plazh prandaj ma bleu. Për arsye privatësie nuk po publikojmë vendndodhjen e saktë, por është në Azi dhe kushtoi 50 milionë.”

Soudi shpërndan gjithashtu postime mbi udhëtimet e saj dhe trajtimet estetike që paguhen të gjitha më milioneri Jamal. Gruaja vanitoze thotë se “nëse duket e bukur” ai i jep gjithçka ajo do.

Në një video të fundit në TikTok, Soudi shkruante “Një ditë e zakonshme në jetën e një shtëpiakeje të pasur që jeton në Dubai”, teksa ishte duke pirë një kapuçino në hotelin The Raffles Hotel, në zonën luksoze të Palma, me ishujt artificialë.

“Shërbimi është i mirë këtu por kapuçino është mesatare”, thoshte Soudi, sipas rrjetit britanik The Mirror.

Të Fundit