Aksident të Unaza e Tiranës, makina përplas të moshuarën te vizat e bardha

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme përballë Doro City në zonën e Unazës në kryeqytet.

Një kalimtare është përplasur duke kaluar rrugën te vijat e bardha. Mësohet se kalimtarja ka qenë një e moshuar.

Madje, e lënduara rënkonte, në momentet që po hipte në ambulancë, për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se një automjet e ka hedhur disa metra të moshuarën, e cila madje është mbuluar nga një pellg gjaku.

Të Fundit