“Bleva lopën, shlyva kredinë, por ende më kërkojnë para: Lopa që s’mbaron kurrë së paguari”

Në 1 shkurt 2023, transmetuam, rastin e zotit Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit, i cili në vitin 2013 mori një kredi te Shoqëria “Kursim Kredi” në Hamallaj, Durrës. Ai mori 2 milionë lekë, që me gjithë interesa, shkonin për të paguar 2 milionë e 600 mijë lekë (të vjetra). Në vitin 2016 Mahdiu shlyen plotësisht kredinë dhe këtë e vërteton me një sërë dokumentash.Por,nga 2019-ta e deri më sot ai nuk është më i qetë, pasi mëson, se kjo shoqëri financimi e ka hedhur në gjyq, dhe i kërkon ta paguajë shumën e marrë.Denoncuesi nënshkruan një deklaratë noteriale me ish- kryetarin e bordit të shoqërisë në fjalë, ku ky i fundit pranon, se Mehdiu ka shlyer cdo detyrim.Vec kësaj, Mehdiu disponon edhe një pasqyrë kalendarike, që vërteton këstet e shlyera për të gjithë periudhën, si dhe një vërtetim nga Banka e Shqipërisë, e cila gjithashtu provon, se Mehdi Behluli nuk ka kredi të palikujduar në emrin e tij.Pas këtij publikimi shoqëria e mikro-kredisë hapi një gjyq ndaj emisionit “Stop” në Gjykatën e Shkallës së Parë, Dhoma Penale.Cështja iu caktua Sokol Pashos, i cili e pushoi atë.Shoqëria në fjalë e apeloi vendimin e pushimit.Në kohën që cështja është në Apel, shoqëria e mikro-kredisë, e dërgon sërish në Gjykatën e Shkallës së parë, ku e merr edhe njëherë i njejti gjyqtar, Sokol Pasho. Por këtë radhë Pasho e pranon kërkesën, ndryshe nga hera e parë.Për absurdin e rastit të shkeljes së parimit të gjësë së gjykuar flasin 3 ekspertë të fushës avokati Saimir Visha, ish prokurori Eugen Beci dhe avokati Andi Duraj.

Të Fundit