STOP-EMISIONI 15(Sezoni 10) 20 Shtator 2024- “Na mbyten pleshtat, lame shtepine”, familja braktis banesen afer stalles.

Jemi në Libohovë, pasi bashkëshortët Elmaz dhe Brunilda Çaushi kanë një shqetësim. Ata tregojnë, se stalla e dhive të kushëririt ka pleshta.Stallën e kanë ngjitur me shtëpinë e tyre, ndaj cifti Caushi është detyruar të lerë shtëpinë.Kjo histori zgjat prej plot katër vjetësh. Ne u interesuam në Bashkinë e Libohovës, ku na thonë, se për këtë situatë, do të merren të gjitha masat e nevojshme. Specialistët pohojnë, se stalla nuk duhet të jetë aty, pasi është zonë e banuar. Sipas tyre, bagëtitë duhet të hiqen.Më pas me një shkresë zyrtare, bashkia shprehet, se në stallë ka prani të pleshtave, ndaj i është lënë detyrë banorit, që e ka në zotërim, që të marrë masa.

Trafiku në Tiranë është kthyer në makthin e përditshëm të banorëve të kryeqytetit. Gazetari i ‘Stop” u shëndërrua për një ditë në polic trafiku me bilbil e uniformë, për të sistemuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Situatat e krijuara dhe batutat e qytetarëve, janë për të mos u humbur.

Një qytetar është drejtuar në redaksinë tonë, pasi vjehrri i tij 82 vjecar, që jeton jashtë ka kërkuar, të rezervojë banesën e fundit.I moshuari erdhi në Tiranë, që të prenotonte një varr, duke ditur, që ka një ligj për këtë procedurë.Qytetari iu drejtua fillimisht varrezave të Sharrës, ku i thanë, se varri merret, vetëm pasi ndodh fatkeqësia. Edhe në Tufinë e njejta situatë.Në Ndërmarrjen e Shërbimeve Funerale pranojnë, se ligji ekziston, por nuk zbatohet.Drejtoresha thotë, se ka vende për varre, ndaj dhe nuk bëhet rezervim.

Të Fundit