“Insektet bëjnë ligjin”, firma fiton me dokumente false, ndërsa Shkodra dhe Lezha rrezikojnë!

Edhe pse flasim për turizëm të suksesshëm, një ndër problemet e mëdha të sezonit veror, janë insektet e kudogjendura. Verën e kaluar emisioni “Stop” investigoi, sesi kompania “Egian Med” shpk falsifikoi dokumentat dhe mori një autorizim për dezinsektimin e vendit, duke fituar një tender në vlerë miliona lekë. “Egian Med” kishte falsifikuar dokumentin e një insekticidi, që nuk lejohet të përdoret në Shqipëri. Ne informuam kompaninë, që e prodhon atë në Florida dhe EPA-n, institucionin, që certifikon insekticidet në Usa.Nga përgjigjet zyrtare u konfirmua, që insekticidi i përdorur nga “Egian Med” dhe që mori autorizim nga MSH nuk ishte i kësaj kompanie, sic kishte pretenduar “Egian”.

Ky fakt bëri, që KPK të anullojë tenderin, që kishte shpallur fitues “Egian Med”.

Por nga ana tjetër, MSH nuk ia anulloi autorizimin e marrë me dokumente false kësaj kompanie, që “Egian”, të mund ta godiste në gjykatë.Vetëm dy muaj më pas, subjekti “Euro Med”, që bën dezinsektimin me produktin e “Egian Med” hap gjyq në Apelin Administrativ, duke e fituar sërish autorizimin për një biocid, që nuk lejohet të përdoret në Shqipëri.Kjo cështje brenda 5 muajsh u mbyll në favor të subjekteve, që kishin përdorur dokumente false.Si pasojë e gjithë këtij kaosi në këtë fushë,Shkodra e Lezha mbetën pa dezinsektim.

Të Fundit