Në Gjykatën e Durrësit është mbajtur sot seanca në lidhje me masën e sigurisë ndaj Esmerald Ballës dhe Edison Brahajt në lidhje me vrasjen e Enver Ballës.
Gjykata i la dy të arrestuarit në burg.
Para togave të zeza, autori e ka pranuar krimin duke u shprehur i penduar.
“E kam bërë në kushtet e vetembrojtjes e nuk ka kthim mbrapa”, shtoi ai.
Ndërkohë, Edison Brahaj ka deklaruar nëpërmjet avokatit te tij mbrojtës qe ne polici është dhunuar qe te pranoj bashkëpunimin, por i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, Brahaj ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu te bashkëpunimit ne vrasje.
Me pas Brahaj u shpreh se është çoban tek ferma e lopëve të familjes Balla, dhe e ka ndihmuar Esmeraldin për të fshehur kufomën.
Ai ka shtuar se Esmeraldi i ka dhënë edhe shumën prej 200 mijë lekësh.