Kryeministri holandez Dick Schoof u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe u zotua se vendi i tij do të mbështesë Kievin politikisht, ushtarakisht dhe financiarisht. Kjo ishte vizita e parë jashtë shtetit për School që nga marrja e detyrës.
“Sot ne ju njoftojmë për llogari të kabinetit holandez se do ta mbështesim Ukrainën me 210 milionë euro shtesë, për të mbrojtur infrastrukturën energjetike dhe për të rindërtuar aty ku nevojitet” Dick Schoof, kryeministër i Holandës.
Së bashku me Zelenskyn, Schoof vizitoi edhe një shkollë nën tokë në Zaporizhia, ku zhvillohet mësimi për t’u mbrojtur nga bombat.
Ndërkohë, presidenti Putin foli me studentët në lokalitetin Kizil, në ditën e parë të shkollës. Putin tha se mendimet e tij ishin me fëmijët në rajonet e Kurskut, Belgorodit dhe Brianskut, që u detyruan të bënin mësim online për shkak të luftimeve në kufi.
“Natyrisht, vendi dhe forcat tona të armatosura do të bëjnë gjithçka për të siguruar një jetesë normale në këto rajone, që jeta normale për fëmijët të rikthehet”, Vladimir Putin, president i Rusisë.
Televizioni shtetëror rus raporton se shkollat në Kursk janë pajisur me streha nga bombat për shkak të vazhdimit të inkursionit ukrainas në rajon.