Djali i miliarderit amerikan George Soros, Aleks Soros, ka ndarë në rrjete sociale një foto me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në foton e publikuar në Instagram, Soros shihet i përqafuar me shefin e qeverisë shqiptare dhe duke ndarë një bisedë me një person të tretë, i cili nuk është kapur në fotografi.
Në mbishkrimin e postimit, Soros shkruan se mbyllja e verës me Ramën në Shqipëri është kthyer në një traditë tashmë.
“Përfundimi i verës me vëllanë tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros në rrjetet sociale.
Aleks Soros është drejtuesi i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, pas tërheqjes nga drejtimi i kësaj organizate të babait George Soros.