Nis procesi i votimit për kryebashkiakun e ri të Himarës, Tavo përballë Gjikurisë

Ka nisur procesi i votimit në zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës. Deri më tani në asnjë prej qendrave të votimit nuk raportohen problematika.

Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikuria nga opozita.

Në zgjedhjet për bashkinë e Himarës janë në garë 2 kandidatë. Vangjel Tavo është kandidati që përfaqëson partinë socialiste ndërsa Petro Gjikuria përfaqëson koalicionin opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Pas 4 muajve në krye të prefekturës së Vlorës Tavo pranoi propozimin e socialistëve për të garuar për drejtimin e bashkisë së himarës. Më herët, Tavo ka qenë pjesë e politikës nën siglën e lëvizjes socialiste për integrim duke u zgjedhur edhe deputet në qarkun e gjirokastër.

Ndërkohë Petro Gjikuria doli në skenë në momentin e propozimit të emrit të tij nga partia për bashkimin dhe të drejtat e njeriut për zgjedhjet e 4 gushtit. Ai është një shqiptaro-amerikan i cili vjen nga bota e biznesit dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Himarës zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Të Fundit