Ligji për Urdhrin e Mjekut, puna në privat jo më shumë se 30% e orëve në shtet

Mjekët që punojnë në shërbimin shëndetësor publik do të mund të punojnë edhe në privat por pasi kanë marrë leje nga drejtuesi i spitalit apo poliklinikës që janë të punësuar.

Ligji i ri për Urdhërin e mjekëve, ka sanksionuar edhe kohën limit që ata mund të ushtrojnë detyrën e tyre në sistemin privat.

Zëvendësministrja Entela Ramosaço thotë që mjeku në sektorin publik mjekët punojnë nga 40 orë në javë, kurse në sektroin privat shërben për jo më tepër se 30% të orëve të punës që ai kryen në shtet.

Ndryshimet ligjore të iniciuara që në vitin 2014, kanë sanksionuar që të gjithë ata shefa shërbimesh që zotërojnë apo drejtojnë një klinikë private të marrin një vendim.

“Mjekët që kanë klinika privat do ofrojnë shërbim në orare të limituara, kurse titullarët do të ndalohen të vazhdojnë të drejtojnë klinika të tilla.” –tha zëvendësministrja.

Për të gjitha ata mjek që do të shkelin jo vetëm këto dispozita ligjore por dhe të tjera të parashikuara do të ketë masa ndëshkimore që mund tju kushtojë edhe licencën.

Regjistri elektronik online do të bëj të mundur që edhe qytetarët të kenë akses për të parë oraret në të cilat një mjek punon në privat apo në publik.

Të Fundit