Çudit Adriana Kalaja: Unë i kam vënë pistoletën në kokë Edi Ramës! E kam edhe me foto madje

Adriana Kalaja është ankuar sot në protestën për lirimin e Sali Berishës, për mediat që i nxjerrin një foto të sajën me pistoletë.

Njësoj si mjekja Alketa Pere, që ankohej se gazetarët e nxirrnin keq në foto, Kalaja tha se ka foto më të mira, që portalet mund t’i përdorin.

“Ju e dini shumë mirë që mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë dikujt, mjaft u more me foton time me pistoletë, sepse kam një foto më të bukur, kur unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës, atë përdor”, tha Kalaja.

Të Fundit