Masakër në Memaliaj, tre të vrarë me armë në një lokal, gjendet e djegur makina e autorëve

Tre persona janë vrarë në Memaliaj pas një atentati në një lokal në qytet.

Sipas raportimeve paraprake, viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela.   I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit. Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar deri tani katër persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen. Nga informacionet më të fundit raportohet se një automjet tip BMW është gjetur duke u djegur në fshatin Bejaj të Gjirokastrës.

Blutë e Gjirokastrës rrethuan zonën dhe po punojnë për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive nëse ka pasur ky krim i rëndë ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve.

Të Fundit