Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e mërkurë, në liqenin e bioparkut AcquaViva në Caraglio, pak kilometra larg Cuneos. 7-vjeçarja shqiptare Anisa Murati u mbyt në pellgun e madh artificial teksa ndodhej në qendrën verore për fëmijë.
Familja e të miturës jeton në Demonte, në zonën e Cuneos. Tragjedia tronditi komunitetin, si dhe ngriti pikëpyetje të mëdha lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe pakujdesinë e animatorëve dhe shoqëruesëve të qendrës verore.
Babai i vajzës, Jetmir Murati foli për mediat italiane, dhe kërkoi drejtësi për tragjedinë e ndodhur. Ai tha se vajza e vogël nuk dinte not dhe se ishte pajisur me krahët ndihmues për fëmijë.
Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi” tha Murati.
Vajza e vogël, u gjet në dy metra thellësi nëpërmjet ndërhyrjes së urgjencës, dhe humbja e saj u vu re në momentin që duhet të shkonte në shtëpi. Murati i ishte besuar shoqëruesëve të qendrës verore të cilët kishin për detyrë monitorimin e fëmijëve.
Edhe pse kishte pasur dhjetëra fëmijë nga e gjithë lugina, në biopark ishin vetëm 7 shoqërues, vetëm dy prej të cilëve ishin të rritur. Ndërkohë bioparku në fjalë është nën sekuestrim dhe është mbyllur teksa kryhen hetimet e nevojshme.
Pritet të kryhet edhe autopsia e 7-vjeçares.