Është mbyllur me tension dueli i Ligës së Konferencës mes maltezëve të Marsoshlok dhe Partizanit.
Portieri serb i vendasve, Drobnjak, ka provokuar tifozët e Partizanit pas ndeshjes.
Ai iu drejtua me provokime tifozëve të Partizanit që kishin udhëtuar në Maltë, duke shkaktuar situatë kaotike.
Skandali i tij nuk mbaroi vetëm me kaq.
Mbrojtësi i Partizanit, Bytyçi rrezikoi konfrontim me portierin Dropnjak.
Ishte pikërisht Bytyçi, ai që kuptoi në gjuhën serbe sharjet e portierit karshi tifozëve dhe lojtarëve të Partizanit.
Duket se ky eliminim ka bërë që serbi ta humbasë toruan, teksa rrezikon dënim shembullor nga komisioni i disiplinës të UEFA-s.
https://streamin.one/v/f59a2b08