Pallati përfshihet nga flakët gjatë natës, vdesin 7 të persona, mes tyre 3 fëmijë

Mbrëmjen e djeshme një pallat në Nice të Francës ka marrë zjarr. Autoritetet nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e zjarrit ndërkohë që po punojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Raportohet se deri tani janë gjetur të vdekur 7 persona ku 3 prej tyre janë fëmijë.

Pavarësisht mobilizimit të madh të zjarrfikësve, për fat të keq humbën jetën shtatë persona, sqaruan autoritetet. Ndërkohë një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë si dhe dy të tjerë, gjendja e të cilëve nuk sjell shqetësim.

 

Të Fundit