Protestuesit dhe “kokat” e opozitës nisin protestën në Bulevard, policia “blindon” Kryeministrinë

Opozita ka organizuar një protestë mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, ndërsa mbi 1200 policë dhe forca të sigurisë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Nuk dihet ende plani nëse do përdoren goma të vjetra, flakadanë dhe molotov si te protesta prej më shumë se 4 muajsh te Bashkia.

Në shesh kanë mbërritur edhe figuraty më të larta të kësaj partie, Falmur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Dhurata Çupi dhe shumë deputetë të tjerë.
Policia nga ana e saj njoftoi edhe masat e marra dhe rrugët që bllokohen, përveç trupave të policisë së Tiranës, janë angazhuar edhe efektivët e Repartit Shqiponja, si dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Opozita ka bërë thirrje qeverisë së kryesuar nga Edi Rama, për dorëheqje, krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve të ardhshme, me qëllim zgjedhjet e lira dhe ndryshimin e situatës së vendit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njoftoi sot se në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, ka marrë masat e nevojshme, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet në orën 20:00, në bulevard dhe përpara Kryeministrisë.

Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga sot, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i “Rrugës së Elbasanit” me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në perputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës bën thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë dhe jetën e tyre, dhe çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave apo vetë pjesëmarrësve.

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe në segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi”

Të Fundit