Vëllazërinë” shqiptaro-kroate që u shënjua në Hamburg, në prag dhe gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, nuk e kanë pritur aspak mirë në Beograd.
Serbia përmes sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit, Jovan Surbatoviç ka dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe kroatë në tribunat e Volksparkstadion, pasi pretendon se prej tyre janë kënduar kore raciste kundër serbëve.
Për thirrjet e tifozëve, Surbatoviç kërkon që UEFA të dënojë të dyja kombëtaret ose sipas tij Serbia do të braktisë Europianin.
“Ne në Serbi jemi zotërinj, le t’i brohorasin tifozët lojtarët e tyre. Ne duam që ata të dënohen ashtu siç iu hoq akreditimi gazetarit. Do të kërkojmë dënimin më të ashpër, drakonian . Nëse UEFA nuk do t’i ndëshkojë në mënyrë drastike ata që kënduan, ne nuk duam të jemi pjesëmarrës në këtë kompeticion”, tha ai për RTS.
“Kërcënimi” i Surbatoviç vjen pak orë para se Serbia të zbresë në fushën e “Allianz Arena” kundër Sllovenisë, për ndeshjen e dytë në grupin C.