Velipojë/ Ndërron jetë 69-vjeçarja sapo futet në det, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Velipojës, ku një shtetase 69-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është futur në det.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qënë duke u larë në det në Velipojë.

Në momentin që është futur në det dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Të Fundit