Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi 21 vjeçar nga Fushë Kuqja

Egli Babasi, shoferi 21 vjeçar i mjetit që shkaktoi aksidentin me vdekje mbrëmjen e djeshme në autostradën “Laç-Mamurras”, është arrestuar nga Policia e Lezhës në Kushtet e flagrancës. Ndërkohë, viktima rreth 60 vjeç nuk është identifikuar ende.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:10, në autostradën “Laç-Mamurras”, automjeti me drejtues shtetasin Egli Babasi, ka përplasur një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar. Si pasojë e përplasjes, këmbësori rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Egli Babasi, 21 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë, naga ana e shërbimeve të Policisë së Lezhës vijon puna për identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Egli Babasi. Ai nuk ka pasur me vete mjet identifikimi dhe ka dëmtime nga përplasja e fortë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit