Kemi marrë tre profile të ndryshme të fermerëve, një në Divjakë, një në Lushnjë dhe një në Tiranë, duke treguar vështirësitë e punës së tyre dhe mungesën e mbështetjes nga shteti.Secili prej tyre, nuk di të bëjë saktësisht një llogari të kostos së përgjithshme, por me ndihmën e ekspertit agronom, rezulton, se një fermer shpenzon plot 345,000 lekë për të nxjerrë prodhimin. Llogaritja është bërë për 1 dynym tokë dhe kostoja e domates, që kemi marrë si shembull, është 43,2 lekë për kg për prodhim 80kv.
Ndjekës të emisionit “Stop”, nga vende të ndryshme kanë dhuruar karroca invalidësh për personat në nevojë.Ne kemi cuar karrocë në familjen Zeneli për djalin 26 vjec, i cili është paraplegjik. Po kështu i kemi cuar një karrocë Arben Dakolit në Durrës, pasi ka humbur njërën këmbë nga diabeti dhe ka statusin e të verbrit.Në Tiranë 51 vjecarja Leonora Doce ka mbetur invalide prej temperaturës së lartë që në vegjëli.Edhe në Dimal kemi ndihmuar një djalë të paralizuar, për të cilin duhej një karrocë specifike për shkak të problemeve, që ai ka me kurrizin.
Kur sezoni i verës thuajse ka nisur e pritet ngritje e temperaturave, një turist nuk ka duruar dot më. Ai është zhveshur krejtësisht dhe është filmuar duke shëtitur nudo nëpër rrugët e qytetit të Durrësit.Kjo skenë ha habitur jo pak kalimtarët në këtë qytet.