STOP-EMISIONI 193 (Sezoni 9) 30 Maj 2024-Skandali, dënohet me 4 vjet e 8 muaj, askush nuk vjen ta fusë në burg

Kemi udhëtuar në fshatin Nënshat bashkia e Vaut të Dejës, për të takuar nga afër qytetarin Lazer Kola, i cili është në arrest shtëpie dhe megjithëse e ka përfunduar dënimin, nuk po fiton dot lirinë. Ai tregon, se në 2019-ën është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe në periudhën e covidit ka kërkuar ndryshim të masës së arrestit. Prej asaj kohe, megjithëse u dënua nga Gjykata e Apelit të Gjirokstrës me 4 vite e 8 muaj, askush nuk e coi në burg, por e lanë në arrest shtëpie.Vetë Lazri, pasi u njoh me vendimin e Apelit, u përgatit të shkojë në burg, por nga Komisariati i Vaut të Dejës, i thanë, që nuk ka urdhër ekzekutimi për dërgimin në burg. Ndërkohë afati i dënimit ka përfunduar dhe Lazrit i shtyhen gjyqet dhe nuk i jepet verdikti.Nga ana tjetër, për të shkuar në Gjykatën e Gjirokastrës, ai shoqërohet nga efektivi i Vaut të Dejës deri në Shkodër, dhe aty e merr policia e Gjirokastrës.Në Gjykatën e Gjirokastrës na thona, se gjyqet shtyhen për arsye proceduriale dhe ligjore, pra në dosjen e tij mungon urdhri i ekzekutimit nga prokurori përkatës i ekzekutimeve në Gjirokastër. Ndërkohë as në policinë e Gjirokastrës e as në policinë e Vaut të Dejës, nuk është dërguar urdhër ekzekutimi për transferimin Lazër Kolës në burg. Avokati Arben Llangozi, shpjegon, se prokurori i ekzekutimeve është Julian Cafka dhe mosbërja e këtij urdhri, e pengon qytetarin.

Prej kohësh emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte shkeljet e noteres së Fierit Anila Haxhiu.Në mars 2023 treguam, sesi bashkëshorti i noteres i premtoi një prindi, t’i kalonte jashtë fëmijën pa prokurën e prindit tjetër, duke paguar 550 euro.Të nesërmen, kur grupi i xhirimit i shkoi noteres në zyrë për problemin e shitjes së një prone, pas denoncimit të Dritan Harapit, noterja arriti dëri në pikën, që dhunoi gazetaren dhe operatorin e emisionit “Stop”.Në prill 2023 treguam vulën e falsifikuar të noteres për përkthim e rezultoi, se vula i përkiste blektorit Pelivan Metushi.Për gjithë këto shkelje Ministria e Drejtësisë ka gjobitur me 5 milionë lekë noteren Anila Haxhiu.Nga ana tjetër Ministria shprehet, se për cështjen e dhunës ndaj grupit të xhirimit, nuk vepron dot, pasi kjo cështje është në gjykim.Prokuroria e ka cuar cështjen për gjykim, ku gjyqtarja Miranda Nakaj shpërfill pamjet filmike, por zvarrit procesin, duke thirrur në mënyrë të pakuptimtë 25 dëshmitarë nga pala e paditur.Si të mos mjaftonte kjo, noterja i është hakërryer sërish gazetares, duke e kërcënuar atë.

Ministrja Adea Pirdeni ka shpallur orarin e ri të administratës, që do të jetë 9-3.30. Vec kësaj sipas, Pirdenit, administrata do të ketë fleksibilitet në orar, që do të thotë, se mund të nisë punën më herët e të përfundojë më herët.

Të Fundit