CEO i “TikTok”-ut: Unë nuk i lejoj fëmijët e mi të mitur të përdorin aplikacionin

Një lojë virale në rrjetin social “TikTok” që po rrezikon jetën e fëmijëve në Kosovë, ka kthyer vëmendjen nga deklaratat e bëra një vit më parë nga CEO i “TikTok”-ut, Shou Zi Chew.

Në mars të 2023-shit, shefi ekzekutiv i “TikTok”-ut tha gjatë dëshmisë së tij në Kongresin amerikan se fëmijët nuk duhet të përdorin rrjetet sociale.

Ai u shpreh se nuk i lejon fëmijët e tij të mitur, të moshave 6 dhe 8 vjeç që të përdorin “TikTok”-un, duke theksuar se janë shumë të vegjël për të përdorur rrjetet sociale.

Ndërkohë, në intervistat që ka bërë për mediat, Shou Zi Chew deklaroi se për adoleshentët “TikTok”-u është më i kufizuar në përmbajtjen që sugjeron.

Ai nënvizoi se prindërit duket të mbikëqyrin adoleshentët gjatë përdorimit të aplikacionit.

“Fëmijët e mi jetojnë në Singapor dhe në Singapor, ne nuk na lejon ligji nën 13 vjeç, nëse ata do të jetonin këtu në Shtetet e Bashkuara, unë do t’i lija të përdorin versionin nën 13 vjeç.

TikTok këtu në SHBA, nëse jeni nën moshën 13 vjeç, ju lejon akses në një version shumë të kufizuar të tij dhe në shumë vende të tjera në mbarë botën. Ne nuk i lejojmë përdoruesit që janë nën 13 vjeç të hapin profil në ‘TikTok’”, theksoi asokohe Shou Zi Chew.

Të Fundit