Një sherr i dhunshëm me armë zjarri është regjistruar sot në lagjen nr. 17/1 në qytetin e Durrësit.
Dy vëllezër kanë ushtruar dhunë dhe kanë kërcënuar me armë zjarri një 20-vjeçar. Për pasojë është vënë në pranga njëri prej vëllezërve Arjan Gega 32 vjeç dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër, Gjin Gega 25 vjeç, të dy banues në Durrës. Ka qenë Gjin Gega ai që ka kërcënuar 20-vjeçarin me armë.
Por sapo ai pa policinë, u arratis me shpejtësi dhe u larga nga vendi i ngjarjes.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se 2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.