I riu nga Polonia futet në ujërat e Liqenit Artificial në Tiranë, rrezikon mbytjen

Një i ri nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet.

Mësohet se 25-vjeçari F. M. është shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit