Tragjedia/ Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili është dërguar në spitalin e qytetit.

Mediat kroate shkruajnë se një krim makabër ka ndodhur brenda një familjeje, shkruan index.hr.

Fillimisht u raportua se burri vrau gruan dhe vjehrrën dhe më pas u vetëplagos. Megjithatë sipas informacioneve zyrtare, burri ka vrarë vjehrrën e tij. Ai ka provuar të vrasë edhe bashkëshorten, por ajo ka shpëtuar ndërsa ka marrë plagë të rënda. Më pas, burri ka kryer vetëvrasje.

Autoritetet policore dhe të drejtësisë kroate kanë nisur hetimet rreth rastit tragjik dhe së shpejti do të dalin me njoftimin e parë rreth krimit.

Të Fundit