“U dëgjuan britmat”, shqiptari godet 3 herë me thikë gruan në Itali

Një 62 vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë me thikë gruan e tij 58 vjeçare, në Torino të Italisë. Siç shkruajnë mediat italiane, ishin fqinjët ata që lajmëruan policinë pasi dëgjuan britmat e gruas.

Kjo e fundit është dërguar në spital me 2 plagë të rënda në fytyrë dhe një në shpatull. Ndërkohë në pranga është vënë autori i plagosjes.

Bazuar në informacionet paraprake, ka dyshime se çifti kanë pasur debate të herëpashershme.

Të Fundit