Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Delvinë-Kardhiq. Një grup motorristësh kanë qenë duke udhëtuar në grup, por në momentin që po kalonin në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, një prej motorristëve ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.
Mësohet se ka humbur jetën 53-vjeçari, Astrit Lamaj. Pas aksidentit të rëndë qarkullimi në këtë aks është bllokuar deri në mbërritjen e autoambulancës. Por fatkeqësisht 53-vjeçar ka ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të marra.