STOP-EMISIONI 176 (Sezoni 9) 7 Maj 2024-”Të ha m*tin, pocaqi e ndyrë”, fqinjët qëllohen me fekale për një tub uji

Jemi në Zhupan të Fierit për konfliktin mes fqinjëve Driza dhe Meçe.Për shkak të kufirit të pronave dhe të një tubi ujrash, situata mes tyre është rënduar aq shumë, saqë Zagoll Meçe hedh fekale, përndjek dhe ofendon palën tjetër.Denoncuesja Alije Driza thotë, se për shkak të fqinjit të dhunshëm, nuk e përdorin tualetin, por shkojnë te një tjetër komshi, për të kryer nevojat personale.Kamerat kanë regjistruar disa prej momenteve, kur Zagoll Meçe kryen kundrejt fqinjëve dhe pronës së tyre, veprime të pahijshme. Mece, përvec veprimeve të dhunës, përndjek dhe denigron fqinjët vazhdimisht.Për këtë situatë pyetëm administratorin e njësisë Qendër, Eraldi Qirio i cili ishte në dijeni të konfliktit mes fqinjëve.Ai thotë, se është verifikuar rasti, por njësia nuk ka kanalizim të ujrave të zeza. Në këto kushte i është rekomanduar qytetarit Flamur Driza, që të bënte një gropë septike. Cështja, sipas tij, është referuar në bashki dhe UK.

Disa ditë më parë ishim në Pogradec për shqetësimin e vëllezërve David dhe Rigers Avxhi, 25 dhe 27 vjec. Ata kanë lindur me nanizëm dhe për këtë arsye, janë të papunë e të bullizuar. Të dy kanë mbaruar studimet në Hoteleri Turizëm, për mekanik dhe recepsion. Rigersi dhe Davidi trajtohen me kemp nga 70 mijë lekë të vjetra secili dhe kmcap i ka cilësuar si të aftë për punë. Ata kërkojnë një punë normale, për aq sa i lejon shëndeti.Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, premtoi zgjidhje për dy vëllezërit me nanizëm.Ne u kthyem në Pogradec, pasi për të dy vëllezërit është gjetur punë.Ata do të punojnë nga 4 orë në parkimin e qytetit.

Të dielën ishte 5 maji, dita e dëshmorëve. Në pyetëm qytetarët e Tiranës, a njohin simbolikën e kësaj ditë, dhe cfarë ka ndodhur në këtë datë. Shumë prej tyre, nuk e kishin idenë, se cfarë përfaqëson 5 maji. Sa për luftën, duket se ky lloj patriotizmi, nuk është më në modë.

Të Fundit