Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i fundit i policisë së Tiranës, ku u arrestua një tutor që shfrytëzonte për prostitucion dy të rinj nga Venezela.
Burime për media bëjnë me dije se venezuelianët që kryenin marrëdhënie homoseksuale shëtisnin në vende të ndryshme, ku edhe kryenin këtë veprimtari. Së fundmi ata kishin zgjedhur Shqipërinë.
Ka qenë një italian që ka nxjerrë zbuluar këtë rrjet prostitucioni. Ai kishte denoncuar në polici se peronat në fjalë e kishin detyruar të kryente marrëdhënie seksuale pa mbrojtje.
Sakaq, bëhet me dije se në telefonat e venezulianëve janë gjetur rreth 60 numra shqiptarë që dyshohen se kanë qenë klientë të personave në fjalë.
Guzman Gil Raibel Joisque dhe Daniele De Carli janë dy prej transgjinorëve të cilët kishin krijuar një rrjet prostitucioni në kryeqytet.
Gjatë aksionit të sotëm, Policia e Tiranës, bëri me dije se dy persona ranë në pranga, ndërsa një tjetër i ri, 19-vjeç, u procedua penalisht. Këta shtetas kishin ardhur nga Venezuela në vendin tonë për të kryer prostitucion kundrejt pagesës.
Sipas asaj që u bë me dije më herët 29-vjeçari Guzman Gil Raibel Joisque shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, 31-vjeçarin Daniele De Carli si dhe 19 vjeçarin.
Ata ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.