Diellë Marinaj nga Lezha, tregon, se prej 2016-ës jeton në Tiranë. Në vitin 2022 shkon të paguajë faturën e energjisë elektrike dhe i thuhet, se ka një debi, pasi është ndërruar matësi në 2018-ën. Por zonja shpjegon, se nuk e ka ndërrua matësin. Faturat i vijnë me numër matësi të ri ndërkohë nga ankesa, që ka bërë tek Furnizuesi i shërbimit universal, përgjigja i vjen me numrin e matësit të vjetër.Problematika nuk ka marrë një zgjidhje, edhe pse zonja thotë, se ka qenë e rregullt me pagesat e energjisë elektrike.Në terren shohim, se matësi, që ndodhet në objekt, ka numrin e sahatit të vjetër e jo numër të ri, që do të thotë, se nuk ka ndryshuar.Dhëndri i Diellës u drejtua tek Kujdesi ndaj klientit, ku i thonë, se matësi qenka ndërruar në 2016-ën dhe duhet të jetë në objekt. Gazetarja e “Stop” u drejtua tek Oshee dhe qytetari u telefonua dhe u orientua, për të bërë një kërkesë tjetër e këtë herë për të zgjidhur problematikën, pa paguar asgjë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]