STOP-EMISIONI 173 (Sezoni 9) 2 Maj 2024-”Po qaj, hajde më merr”, pas divorcit babai kërkon të takojë vajzën

Jemi në Gramsh me Ergi Çerçiu, i cili tregon, se para 10 muajsh ka bërë zgjidhjen e martesës. Nga martesa ka një vajzë 8 vjec. Në dhjetor 2023 ka marrë fëmijën, pasi ka qenë jashtë shtetit dhe vajza nuk ka pranuar të kthehet te nëna, që ka ndërtuar një familje të re. Pavarësisht përpjekjeve edhe me psikologen e bashkisë Gramsh, vajza nuk është bindur, që të kthehet te nëna. Psikologia Ludjana Elezi na e konfirmon këtë gjë.Ekzekutimi i takimit është bërë në ambientet e bashkisë. Ergi thotë, se fëmija u mor me dhunë, qarje e ulërima dhe nga ky moment, nuk ka mundur të ketë komunikim me vajzën, pasi dhe telefonin e ka të fikur. Në datën 23 prill 2024 ka ndodhur ekzekutimi me objekt dorëzim fëmije nga zyra përmbarimore e Elbasanit, nga Granit Guxho dhe psikologe Eriona Hoxha.Sipas përmbaruesit, fëmija nuk është marrër me dhunë, por vetë fëmija ka dërguar mesazhe tek i ati, që po qan e të shkojë ta marrë.Ne udhëtuam drejt fshatit Fier Shegan dhe pas komunikimit me ish-bashkëshorten e Ergit, realizuam takimin e Ergit me të bijën, takim, që do të vazhdojë të jetë periodik, sipas vendimit të gjykatës.

Diellë Marinaj nga Lezha, tregon, se prej 2016-ës jeton në Tiranë. Në vitin 2022 shkon të paguajë faturën e energjisë elektrike dhe i thuhet, se ka një debi, pasi është ndërruar matësi në 2018-ën. Por zonja shpjegon, se nuk e ka ndërruar matësin. Faturat i vijnë me numër matësi të ri ndërkohë nga ankesa, që ka bërë tek Furnizuesi i shërbimit universal, përgjigja i vjen me numrin e matësit të vjetër.Problematika nuk ka marrë një zgjidhje, edhe pse zonja thotë, se ka qenë e rregullt me pagesat e energjisë elektrike.Në terren shohim, se matësi, që ndodhet në objekt, ka numrin e sahatit të vjetër e jo numër të ri, që do të thotë, se nuk ka ndryshuar.Dhëndri i Diellës u drejtua tek Kujdesi ndaj klientit, ku i thonë, se matësi qenka ndërruar në 2016-ën dhe duhet të jetë në objekt. Gazetarja e “Stop” u drejtua tek Oshee dhe qytetari u telefonua dhe u orientua, për të bërë një kërkesë tjetër e këtë herë për të zgjidhur problematikën, pa paguar asgjë.

Një grup të rinj kishin futur në sallën e parlamentit një pankartë dhe letra të bardha, që i hodhën mbi kokat e deputetëve, si një formë për të kërkuar të drejtën e votës për diasporën.STOP

Të Fundit