Denoncimi i radhës na vjen nga njësia numër 3, pasi familjes Llukaj i cënohet prona. Kjo familje ka problem me dy kufizuesit, Nexhip Beshiri në Veri dhe në Jug Erion Lili. Dy kufitarët i kanë cënuar pronën, pasi nuk kanë zbatuar dokumentacionin e pronësisë së tyre.Shohim fillimisht shkeljet e kufizuesit të parë Nexhip Beshiri, i cili nuk ka ruajtur distancën nga muri, dritarja në kallkan dhe mbi të gjitha me një leje rindërtimi, që merret nga njësia 2, ndërkohë, që objekti është te njësia 3.Me kameran e “Stop”, qytetari interesohet tek njësia 2, por aty e drejtojnë të njësia 3, ku nuk ka aplikim. Në Institutin e ndërtimit na thonë, se leja është miratuar nga Bashkia e madhe e Tiranës.
Për problemin e familjes Llukaj, shohim se cfarë ndodh me kufitarin në jug Erion Lili. Në murin kallkan i ka bërë ndërtim mur dhe catia i rrjedh në murin e tij. Madje ai do që të vendosë edhe rrethim, ndaj cështja ka vajtur në polici, ku qytetari Llukaj ka qëndruar 9 orë në komisariat, për të mbrojtur cënimin e pronës.Ne vemë në dijeni IMT-në, që dërgon inspektor në terren, bën matjet e fotot dhe thotë, se nëse ka shkelje, do të merren masa.Vetëm një ditë, pasi Stop dhe IMT ishin në terren tek rasti, qytetari vendos rrethimin në mbështetje institucionale, duke bërë vetë kadastrën, topografin, IMT-në dhe pa pyetur njeri.
- +355 67 220 8888
- [email protected]