David dhe Rigers Avxhi, 25 dhe 27 vjec, nga Pogradeci janë të dy të lindur me nanizëm dhe për këtë arsye të papunë e të bullizuar. Ata kanë mbaruar studimet në Hoteleri Turizëm, për mekanik dhe recepsion. Rigersi dhe Davidi trajtohen me kemp nga 70 mijë lekë të vjetra secili dhe kmcap i ka cilësuar si të aftë për punë. Ata kërkojnë një punë normale, për aq sa i lejon shëndeti.Në shtëpinë e tyre janë dhe dy prindërit dhe të ardhurat e familjes janë 370 mijë lekë të vjetra në muaj. Për t’ia dalë është shumë e vështirë. Davidi thotë, se ka dëshirë të krijojë edhe familje, por duhet të ketë punë e të ardhura, që ta realizojë këtë. Gazetarja e “Stop” flet me kryetarin e Bashkise Pogradec, Ilir Xhakolli, i cili premton zgjidhje për dy vëllezërit me nanizëm.
Në 16 maj 2019 sollëm shqetësimin e Merita Likës, që në përfundim të tre viteve studim në Universitetin Ufo, sot Albanian university, i thanë, se nuk mund të diplomohej, pasi nuk pajisej me numër matrikulimi. Megjithëse universiteti ishte në dijeni të mesatares së Meritës që në fillim, e la studenten të conte dëm 3 vite, duke i ofruar në përfundim, që të diplomohej për laborante dentare.5 vjet më vonë Merita na tregon, se iu drejtua gjykatës për dëmshpërblim. Verbalisht gjyqtarja Manjola Xhaxho, i ka thënë, se ka miratuar masën e dëmshpërblimit 3800 euro, por si të mos mjaftonte shuma qesharake, vendimi nuk është zbardhur, për pasojë Merita nuk mund ta apelojë. “Stop” iu drejtua sekretarisë së gjykatë së shkallës së parë, ku na u tha, se dosja është ende te gjyqtarja Xhaxho, e cila nuk e ka dorëzuar si të përfunduar, edhe pse afati për zbardhjen e vendimeve është 20 ditë.
Kush fut topin në gotë fiton një pije energjije 8S2. Ne kemi dalë në shesh, dhe kemi ftuar qyetarët në këtë lojë. Situatat e krijuara dhe humori, janë për të mos u humbur.