Një 18-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë në Itali, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 8 metrash, teksa punonte në një kantier ndërtimi.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë në qendër të Milanos, ku i riu ka qenë duke punuar dhe teksa ka kaluar në një sipërfaqe me dërrasa druri dhe llamarina, struktura është shembur.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë në vendngjarje për sigurimin e të riut, i cili më pas është transportuar në spitalin e Niguardës në gjendje të rëndë.
Ndërkohë mësohet se policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.